Site icon Telegrafi

Katastrofa japoneze e Photoshopit

Fotografia e manekines e cila shihet duke pushuar në një shkëmb mori titullin e “mbretëreshës së marres të montazhit në Photoshop”. Nuk është vështirë të vërehet se këmba e djathtë e modeles është në disproporcion me trupin sikur të ishte e këputur nga trupi.

Pastaj shputa e majtë e manekines po ashtu është prezantuar shumë e madhe dhe duket si lopatë në raport me këmbën e djathtë.

Fotografia ishte publikuar në blogun “Photoshop Disasters” (Katastrofat e Photoshopit) e më pas filloi të shpërndahej nëpër media dhe në internet. Shumë lexues komentuan se duket sikur dikush ia ka shkulur këmbën nga vendi modeles dhe habiten se si një firmë aq prestigjioze kozmetike lejon lëshime të tilla. “Fotografia është bërë para pesë vitesh dhe është përdorur si material për mediat. Nuk kemi planifikuar kurrë ta përdorim si reklamë”, tha zëdhënësi i kompanisë për gazetën britanike “Daily Telegraph”. /Telegrafi/

Exit mobile version