Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, ka deklaruar se vendi i tij do të tërhiqet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) që nga janari i vitit të ardhshëm.
Al-Kaabi në një konferencë për media, tha se vendimi vjen pasi Katari shqyrtoi mënyrat në të cilat do të përmirësonte gjendjen e saj globale dhe se vendi i tij planifikon strategjinë e saj afatgjate.
“Vendimi për t’u tërhequr nga OPEC është thjesht teknik dhe strategjik dhe nuk ka të bëjë me arsyet politike”, tha al-Kaabi, përcjell Telegrafi.
Shteti i Gjirit prodhon 650 mijë fuçi nafte në ditë dhe është eksportuesi numër një në botë i gazit natyror të lëngshëm.
Katari është anëtare e OPEC-ut që nga viti 1961. /Telegrafi/