Site icon Telegrafi

Katari ndihmon Shqipërinë me 10 tonë pajisje mbrojtëse në përballjen me COVID-19 

Shteti i Katarit i ka bërë një ndihmë domethënëse Republikës së Shqipërisë më këtë kohë pandemie.

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu njofton se Katari ka ndihmuar Shqipërinë me 10 tonelata ndihmë materiale mbrojtëse mjekësore.

Ajo ka shprehur mirënjohje për Katarin për ndihmën e madhe, duke publikuar fotot e mbërritjes së ndihmave në aeroportin “Nënë Tereza”.

“Një tjetër gjest solidariteti nga shteti i Katarit për vendin tonë. 10 ton materiale të mbrojtjes personale, maska, mbrojtëse për fytyrën, syze dhe veshje speciale kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza”, në ndihmë të mjekëve në vijën e parë, për përballimin e #COVID19. Mirënjohje shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira”, ka shkruar në Facebook ministrja Manastirliu./Telegrafi/

Exit mobile version