Telegrafi

Katari ndërton 7 “qytete” për t’i strehuar punëtorët që do të ndërtojnë stadiumet (Foto)

Katari do të ndërtojë shtatë “qytete” për të strehuar 258 mijë punëtorë emigrantë, të cilët do të ndërtojnë infrastrukturën për Kupën e Botës 2022. Vendimi për të ndërtuar lehtësira moderne erdhi pas kritikave të vazhdueshme për akomodimin që Katari ka ofruar për një numër të madh punëtorësh emigrantë ilegalë.

Sipas zyrtarëve, që të shtatë do të ndërtohen deri në fund të vitit 2015 dhe më i madhi prej tyre, “qyteti” i Punës, i cili do të mund të strehojë 70 mijë njerëz, me një stadium kriketi me 24 mijë vende, do të strehojë punëtorët në javët e ardhshme.

Sipas mendrave botërore, “qytetet”, të cilat do të kenë godina qeveritare dhe private, do të ndërtohen rrotull Katarit. Shumica e tyre do të strehojnë rreth 28 mijë banorë.

“Qyteti” i Punës, me 55 godina, një qendër tregtare, një klinikë dhe moskën e dytë më të madhe në Katar, do të kushtojë 740 milionë euro. Zyrtarët nuk dhanë detaje për shumën e parave që do të investohen për qytetet e tjera. Numri i punëtorëve emigrantë në vend do të shtohet me 2 e gjysmë milionë dy vjet para Kupës së Botës. /Telegrafi/