Kontrata e nënshkruar nga Katari për blerjen e 24 avionëve luftarakë “Typhoon Eurofighter” hyri sot në fuqi, njoftoi kompania BAE që mori pjesën e parë të pagesës së një kontrate prej 5 miliardë sterlinash.
“Kjo kontratë prej 5,6 miliardë euro hyri në fuqi kur morëm pjesën e parë të pagesës sot”, shpjegoi në një komunikatë kompania britanike e armatimeve, anëtare e konsorciumit evropian “Eurofighter” bashkë me francezin “Airbus” dhe italianin “Finmeccanica”.
Marrëveshja parashikon jo vetëm dhënien e 24 “Eurofighter” por edhe nëntë avionë trajnimi të përparuar të tipit “Hawk”, si dhe shërbimet përkatëse.
Aeroplanët pritet të fillojnë të dërgohen duke filluar nga viti 2022. /kp/Telegrafi/