Telegrafi

Katar – Ekuador, formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës “Katar 2022”

Kombëtarja e Katarit dhe ajo e Ekuadorit kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të vlefshme për edicionin e 22-të të Kupës së Botës.

Katari është nikoqir i Kupës së Botës 2022 dhe siç e do tradita ata do ta nisin turneut me ndeshjen e parë, ku do të luajnë ndaj Ekuadorit.

Takimi i vlefshëm për Grupin A pritet të fillojë nga ora 17:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin ‘Al Bayt Stadium’ të Al Kohr.

Megjithatë, tashmë trajnerët e të dyja kombëtareve kanë publikuar formacionet zyrtare në kërkim të tri pikëve të parë në këtë Kampionat Botëror.

Trajnerët e të dyja kombëtareve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Katar: Al Sheeb; Al-Rawi, Khoukhi, Hassan; Pedro Miguel, Hatem, Boudiaf, Al Haydos, Homam Ahmed; Almoez Ali, Akram Afif

EkuadorGalindez; Preciado, Torres, Hincapie, Estupinian; Plata, Mendez, Caicedo, Ibarra; Valencia, Estrada

/Telegrafi/