Telegrafi

Katalonia zgjedh qeverinë e saj, i jep fund sundimit të drejtpërdrejtë të Madridit

Sundimi i drejtpërdrejt i Spanjës mbi Kataloninë, mund të përfundoi me ditën e sotme. Të paktën kështu po raportojnë mediat botërore pasi Katalonia zgjodhi sot kreun e Qeverisë.

“Ceremonia shënon fundin e një periudhe të sundimit të drejtpërdrejtë në Katalonia nga qeveria qendrore e Spanjës”, raporton BBC.

Kjo ceremoni u mbajt gati shtatë muaj pasi ky rajon shpalli autonominë ë njëanshme prej Spanjës.

Quim Torra, një aleat i ngushtë i ish-presidentit të shkarkuar, Carles Puigdemont, i cili është në mërgim vetë-imponuar, do të udhëheqë qeverinë.

Autonomia u pezullua pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Katalonisë në tetor të vitit të kaluar, e cila u shpall e paligjshme në gjykata spanjolle.