Telegrafi

Katalonia nuk arrin të zgjedhë presidentin

Në seancën e sotme deputetët e Katalonisë nuk arritën ta zgjedhin presidentin, ku kandidati Quim Torra nuk arriti të fitojë shumicën e nevojshme prej 68 votash në raundin e parë të votimit.

Sipas medieve lokale, përcjell Telegrafi, për zgjedhjen e presidentit ka mbetur edhe një mundësi për të hënën dhe formimin e qeverisë, në të kundërtën do të thirren zgjedhje të reja.

Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont ditë më parë ka njoftuar nga Gjermania se heq dorë nga synimi i rizgjedhjes president i Katalonisë dhe përzgjodhi Quim Torra, si pasardhës i tij.

“Grupi ynë propozon deputetin katalanas, Quim Torra në drejtimin e presidencës së Katalonisë, një rajon i pasur në veri-lindje të Spanjës”, u shpreh Puigdemont. /Telegrafi/