Telegrafi

Katalonia mbyll baret dhe restorantet shkaku i rritjes së rasteve me coronavirus

Baret dhe restorantet në provincën spanjolle të Katalonjës do të mbyllen për 15 ditë si pjesë e luftës kundër epidemisë së coronavirusit.

Vendimi vjen pas një bllokimi të pjesshëm të zonës së Madridit dhe masave të tjera kufizuese në Andaluzi, Navarre dhe Galicia për shkak të numrit në rritje të infektuarve në Spanjë.

Spanja deri më tani ka regjistruar më shumë se 33 mijë njerëz të vdekur nga coronavirusi që nga fillimi i epidemisë, raporton reuters.

Restorantet dhe baret në Kataluni nuk do të jenë në gjendje t’u shërbejnë klientëve në objektet e tyre, vetëm shpërndarja në shtëpi do të jetë e mundur.

Masa hyn në fuqi natën midis të enjtes dhe të premtes dhe do të zgjasë për 15 ditë, thanë autoritetet rajonale, duke shtuar se darkat, daljet në fundjavë dhe takimet me miqtë gjerë duhet të kufizohen. /Telegrafi/