Telegrafi

Kasyanov bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në Rusi

Në një deklaratë në Moskë, Kasyanov e cilëson si farsë raundin e dytë të zgjedhjeve të planifikuar për në muajin mars. Ai gjithashtu akuzoi presidentin Vladimir Putin i cili do të largohet nga posti, se ka urdhëruar personalisht që emri i tij të hiqet nga lista e kandidatëve për president.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e përjashtoi Kasyanov nga gara duke thënë se dhjetëra mijëra nënshkrime të mbledhura prej tij për paraqitjen e kandidaturës, ishin të falsifikuara. Anketat e opinionit kanë treguar se Kasyanov nuk kishte ndonjë shans për të fituar ndaj kandidatit tjetër Dmitry Medvedev, i përzgjedhur nga presidenti Putin. /VoA/