Bashkëpunimet mes artistëve shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria po vazhdojnë të shtohen dita ditës.
Një tjetër i tillë do të vijë së shpejti mes Kastro Zizos dhe Faraoni G, i cili prej kohësh është larguar nga skena duke mos sjell ndonjë projekt të ri, transmeton Telegrafi.
Sipas disa fotografive të siguruara nga Magazina.al, artistët shihen se tashmë i janë përveshur punës dhe pritet që projekti i ri muzikor të publikohet së shpejti.
Kujtojmë se Kastro ka pak ditë që ka humbur nënën, ndërsa momentalisht është i angazhuar në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”./Telegrafi/