Telegrafi

Kastro Zizo pasi tregohet i ashpër me kolegët që nuk e vlerësuan në “Këngën Magjike”, e fshin postimin në Instagram

Të shtunën në mbrëmje u mbajt nata finale e ‘Këngës Magjike’, ku çmimin e parë e rrëmbeu Flori Mumajesi me këngën ‘Plas”.

Ndërkohë natën finale nuk arritën ta preknin të gjithë dhe një ndër ta është edhe këngëtari i njohur Kastro Zizo.

Lexo po ashtu Kastro Zizo do t'i hyjë politikës duke kandiduar për kryetar në komunën e Përmetit

Lidhur me këtë këngëtari ka shpërthyer në një shkrim të gjatë me akuza për mospjesëmarrjen e tij në finale. Kastro nuk kursehet aspak me kolegët këngëtarë dhe sidomos të rinjtë që e kanë vlerësuar me 0 pikë.

Reagimi i plotë i Kastro Zizos:

“Më vjen të qaj, plas, vuaj, shpërthej, rënkoj etj etj kur pash një garrumbull “talentesh” të rinj që vlersonin me 0 pike mua apo disa të tjerë që kanë një jetë në skenë. Ca piçivelër të rritur me margarinë industriale dhe tinguj të huazuar nga Kazaket e mjerë zbritur rishtazi në Bullgari e vende sllave”, shkruan ndër të tjera Kastro.

“Nja 2 fjale për mos pjesëmarrjen time ne finalen e “KM” mqs kam ende njerëz qe me ndjekin muzikalisht dhe “shqetësohen” për mua. E para si çdo artist do doja shume te isha ne finale sepse përveç 20 vjetorit fundja për vlerësim-rrjedhimisht dhe çmim shkojmë, e dyta pasi pash finalen jam shume me i lumtur qe nuk isha pjese e një farse, hipokrizie dhe pseudo lumturie ne sytë e disave! Une i pari jam hipokriti me i madh, mjafton te shihni fletën time te votimit dhe 70% e atyre qe kam dhëne pike ose me ngjajnë mediokër ose si kam dëgjuar fare! Pse kam votuar ashtu pra?!

Për te qene dhe unë si gjithë te tjerët, pa fjale dhe “probleme”, i rregullt me sistemin…një prerje si ai 70%-ndesh, pantallonat dhe xhupin njësoj, ushqimin dhe mendimet njësoj, muzikën dhe tingujt njësoj…vetëm se njësoj nga larg, nga lindja e largët! Po nejse…ky është “muhabet” tjetër, se shije shije kjo “dynjah”…fundja 500 vjet nuk janë pak! Drita, “leduolle” pa fund, femra-meshkuj te veshur e zhveshur…shoë shoë shoë gjithandej…shoë qe duhet te kishe shishen e rakisë pranë qe te mund ti merrje ere here pas here ne rast se nuk do te dilte ndo1 pike lot nga kujtimet e atyre qe janë je jete me.te mire…po dhe ky është “muhabet” tjetër, fundja kur ke dritaren do e shfrytëzosh për te ajrosur dhomën! Kalojmë aty ku është thelbi: KËNGËTARET.

Me vjen te qaj, plas, vuaj, shpërthej, rënkoj etj etj kur pash një garrumbull “talentesh” te rinj qe vlerësonin me 0 pike mua apo disa te tjerë qe kane një jete ne skene. Ca piçiveler te rritur me margarine industriale dhe tinguj te huazuar nga Kazaket e mjere zbritur rishtazi ne Bullgari e vende sllave…këta “te rinj” “talenter” qe japin ment dhe vlerësime, këta! Jo te gjithë, kuptohemi…fundja formulën e dije do thoshte ndo1, pse morr pjese? Me te drejte pyetja…morra sepse here pas here dua te jap pak arome “inteligjence” , krenarie dhe ndoshta arome lirie, ajo qe shume aty-dje i mungonte.

Por Shqiptaret e kane te vështire te jetojnë te lire, duan satrap mbi koke dhe hudhra me pak raki gardhi nen koke! Sa për “Biget”, “Starat” etj etj qe me votuan si te isha ndo1 kafshe ne zhdukje zbritur nga Kilimanxharo i jap 1 përqafim te madh se shume shpejt do “ngallosemi” me bojra hipokrizie neper ambiente te ndryshme duke u puthur lehte neper faqe me 2-3 cm distance. Nejse, mend për here tjetër me tha një mik! Deri vitin tjetër po shkoj ne Bari ne një festival lokal aty, sigurisht qe do marr çmim..dhe Barezet me ndjesi inferioriteti janë kështu qe jam ok. Mire pra, kaq kisha te pylli me pisha!”, ka shkruar Kastro në postimin të cilin më pas e ka fshirë.