Këngëtari dhe producenti i njohur shqiptar, Kastro Zizo, është bërë baba për herë të tretë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare, Instagram, teksa njoftoi se u bë prindër i një djali.
Lindja e partneres së tij, Sara ka shkuar mjaft mirë dhe të dy, foshnja dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.
“Sot në orën 04:55 më erdhi në jetë biri im Dante Bega shëndoshë e mirë. Të falënderoj shpirt Sara që më solle në jetë princin e vogël. Një bekim i madh në jetën time. Mbarësi dhe për të gjithë ju”, ka shkruar ndër tjerash ai.
Urimet ishin të shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e artistit të mirënjohur nga Shqipëria.
Përveç Dantes, Kastro është baba edhe i dy fëmijëve të tjerë: Dankan dhe Nia nga lidhja e tij paraprake. /Telegrafi/