Telegrafi

Kastro vjen me këngën e re ‘Montana’

Hip hop artisti i ri gjilanas, Kastriot Aliu ka publikuar këngën e tij të re.

Kastrioti i njohur ndryshe me emrin artistik Kastro, ka sjellë këngën e re për adhuruesit e tij të titulluar ‘Montana’.

Kënga është punuar në studion ‘RoseMusic’ në Gjilan.

Për Kastriotin kjo është kënga e shtatë që ka sjellë para adhuruesve të tij.

Talenti gjilanas ka premtuar se së shpejti do të vij me një projekt të ri ku do t’i bashkangjesë edhe video kripin. /Telegrafi/