Site icon Telegrafi

Kastro vjen me “200 km/h”

Foto: Kastro/YouTUbe

Pas projekteve muzikore të njëpasnjëshme të cilat janë pritur mirë nga publiku, reperi Kastro ka prezantuar së fundmi këngën e tij më të re.

“200 km/h” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kënga është punuar nga Nego, producent i saj është Liridon Rexhepi, e ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vet Kastro.

Foto: Kastro/YouTube

“200 km/h” vjen edhe me një klip të veçantë, në të cilin reperi shfaqet me një paraqitje mjaft atraktive.

Kastro tashmë numëron një varg projektesh muzikore të cilat janë pëlqyer nga publiku, teksa duket se nuk po ndalet së punuari vazhdimisht në studio. /Telegrafi/

 

Exit mobile version