Njëri nga hip hop artistët më të talentuar në vitet e fundit në Kosovë, padyshim që është Kastro nga Gjilani.
Reperi gjilanas së fundmi ka publikuar këngën e re ‘Valla’ e cila është shndërruar në një hit të madh në vendin tonë.
Ende pa i mbushur një javë kënga, ka arritur 817 mijë klikime që është një rekord personal për Kastron.
‘Aliena’, ‘Era’, ‘Sa t’o jeta’, ‘Andërr’, ‘Abi abi selam’ dhe ‘La Bamba’ ishin projektet e fundit të Kastros që i bashkëngjiti edhe video klipin.
Por për të arritur shifrën e 800 mijë klikimeve këto këngë është dashur të kalojnë disa muaj.
Vetëm ‘La Bamba’ dhe ‘Andërr’ kanë arritur të kalojnë shifrën e 800 mijë klikimeve, njëra për më shumë se një muaj ndërsa tjetrës i janë dashur rreth tre muaj.
‘Valla’ është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga adhuruesit e muzikës së Kastros dhe kënga po dëgjohet gjithandej nëpër clubet kosovare dhe më gjerë.
Hiti i ri nga Kastro pritet të marrë miliona klikime në YouTube, ndërsa reperi i ri gjilanas ka premtuar se do të sjell tjera këngë para verës.
Kastro tanimë ka filluar me ndeja të ndryshme, ndërsa gjatë verës pritet që të mbajë disa mbrëmje nëpër clubet më të mëdha në vend dhe në Zvicër e Gjermani. /Telegrafi/