Telegrafi

Kastro: Përplasja me Zhakun, sa për shou

Emisioni vazhdimisht u shoqërua me fyerje të drejtuara nga njëri tjetri, më pas të shoqëruara me buzëqeshje e në fund edhe me përqafim.

Dhe pas spektaklit dhe polemikave që zgjuan këta dy, Kastro me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook ka lënë të kuptohet se përplasja ishte vetëm një aktrim.

"Një sqarim të vogël: Zhaku është mikesha ime e vjetër dhe i gjithë debati kishte elemente ‘show’ dhe jo fort realiste. Me rëndësi është që të gjithë të jeni dhe të jemi mirë pa sharë dhe pa paragjykuar asnjë”, ka shkruar Kastro. /Telegrafi/