Telegrafi

Kastro paralajmëron këngën e re ‘Sa t’o jeta’

Hip hop artisti i talentuar gjilanas, Kastriot Aliu i njohur me emrin artistik Kastro, po vazhdon duke sjell risi për adhuruesit e muzikës së tij.

‘Montana’, ‘Aliena’ e ‘Era’ ishin projektet e fundit që Kastro ka sjellë për adhuruesit e tij.

Ndërkohë ai së fundmi ka paralajmëruar se do të vijë me një tjetër këngë.

‘Sa t’o jeta’ është projekti i radhës nga Kastro i bashkangjitur edhe me një video klip.

Kënga e re nga Kastro pritet të publikohet ditën e premte në ora 17:00.

Pas startit të fuqishëm, Kastro ka paralajmëruar edhe këngë të tjera gjatë vitit 2019. /Telegrafi/