Kastrioti i Ferizajt ka mësuar kundërshtarin e parë Evropian për edicionin 2022/2023.
Në raundin e parë të Kupës Evropiane, ferizajasit takohen me klubin nga Bosnjë-Hercegovina, Graçanica.
Shorti është tërhequr të martën. Kastriotin e presin dy sfida serioze në tentim për të kaluar në raundin e dytë të Kupës Evropiane.
Në ndeshjen e parë Kastrioti është vendas. Ndeshjet luhen më 10/11 e 17/18 shtator.
Në Kupën Evropiane paraqiten edhe Besa Famgas e Rahoveci. Por, këto dy skuadra startojnë prej raundit të dytë. Shorti i raundit të dytë tërhiqet më 20 shtator.