Site icon Telegrafi

Kastrioti kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në hendboll

Klubi i hendbollit, Kastrioti, ka siguruar kalimin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, pasi mposhti Trepçën me rezultat 40:32.

Të shtunën mbrëma në qytetin e Pejës, u zhvillua takimi mes Kastriotit dhe Trepçës, që përfundoi me fitoren e Kastriotit.

Për ferizajasit në këtë ndeshje u dallua portieri Liridon Esati i cili bëri disa pritje që në fund dolën të ishin vendimtare për ekipin e tij.

Në anën tjetër Lulzim Shabani ishte autor i 11 golave, ndërsa ndeshje të mirë zhvilloi edhe Hamdi Salihu që pati shtatë sosh.

Tek Trepça në ndërkohë, u dallua Wael Mtibba me 10 gola, ndërsa tetë i shënoi edhe Yassine Henahen./Telegrafi/

Exit mobile version