Site icon Telegrafi

Kastrioti bindës në fitoren ndaj Llapit në Ferizaj

(Foto: kosovahandball.info)

Kastrioti i Ferizajt e ka përfunduar me fitore bindëse pjesën e rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të martën mbrëma në Ferizaj, në kuadër të javës së 18-të, Kastrioti e mposhti Llapin me rezultat 44-29.

Mohamed Ali Arab shënoi dhjetë gola për Kastriotin, ndërsa tetë i kishte Hamdi Salihu. Tetë gola i shënoi edhe Festim Mustafa.

Altin Mani u dallua me efikasitet te Llapi, duke shënuar nëntë gola. Gjashtë i kishte Rifat Visoka, ndërsa pesë gola i shënoi Blerton Hasani.

Kastrioti vazhdon garimin në Superligën A, ndërsa Llapi në Superligën B.

Ndeshjet tjera të javës së 18-të luhen të mërkurën e të enjten.

Exit mobile version