Telegrafi

Kastriot Xhema, luftëtari nga Kosova që synon fitore më 24 gusht ndaj Rodolfo Rocha në MMA

Kastriot Xhema i njohur ndryshe si “Slaughterhouse” apo në shqip “masakruesi” do të kërkojë fitoren ndaj brazilianit Rodolfo Rocha në MMA në përballjen që do të zhvillohet më 24 gusht në Webster Bank Arena.  

I lindur dhe rritur ne Connecticut, prindërit e Kastriot Xhemës kishin imigruar nga Kosova në SHBA. Pasi që vuajti 2 herë nga burgu për shkak të rrahjeve, Kastrioti vendosi që t’i përkushtohej kësaj fushe dhe filloj trajnimet për t’u bërë luftëtar në MMA, më janar të 2014 atëherë edhe kur u lirua.

Me vetëm një ndeshje amatore, ai kishte debutimin e tij profesional për Bellator MMA, ku edhe doli fitues me një nokaut brutal në raundin e parë. Ai tani ka shtatë ndeshje profesionale në Bellator.

Pas një fitore me nokaut teknik në qershor të 2019 në Madisson Square Garden ne New York, ai u kthye menjëherë në kamp për t’u bërë gati për ndeshjen e tij te radhës e cila do të mbahet me 24 gusht në Webster Bank Arena të Connecticut.

Më 24 gusht, djaloshi nga Kosova do të kërkoj fitoren e radhës ndaj brazilianit Rodolfo Rocha në Ballator 225.

Për gjatë dy muajve të fundit, Kastriot Xhema ka kaluar nëpër pesë kundërshtar të mundshëm duke mos ditur nëse do të ketë ndeshje apo jo. Tani kanë mbetur vetëm disa ditë ku ai do te këtë shansin të ndeshet me një kundërshtar i cili e ka shiritin e zi në Jujitsu braziliane dhe shume i vështirë.

Kastrioti ka thënë që për të kjo nuk ka asnjë rëndësi dhe është i gatshëm që të luftojë me çfarëdo kundërshtari në çfarëdo kohe pasi që ai është një luftëtar i vërtetë.

Ai tani trajnohet në LAWMMA në New York dhe beson që kjo është lëvizja e tij më e mire që ka bërë deri tani. Është shumë i ri në këtë lojë dhe ka vetëm disa vite që ndeshet në MMA mirëpo është shumë i përkushtuar dhe dëshiron që ta shoh të ardhmen sikur “Për mua këtu ka vetëm ngritje”.

Të shpresojmë që Kastrioti do te dal fitues në ndeshjen e 24 shkurtit dhe i urojmë suksese duke e mbështetur jo vetëm në këtë luftë, por në të gjitha luftërat e tjera deri tek titulli kampion. /Telegrafi/

Festa e Kastriot Xhemës pas një fitoreje