Site icon Telegrafi

Kastriot Rexhepi beson se do të ketë shumicë për ndryshimet kushtetuese

Deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, i cili u përjashtua nga Lëvizja Besa, ka thënë se do të sigurohen numrat për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, gjithmonë do të ketë deputetë të ndërgjegjshëm, që do të përdorin të drejtën e garantuar me Kushtetutë për të votuar sipas bindjes së tyre edhe pse kjo nuk do të ishte në përputhje me partinë e tyre.

Ai në një intervistë për “Fokus”, deklaroi se do të sigurohet një shumicë prej dy të tretash për ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në.

“Unë besoj në këtë, sepse edhe unë vetë kam votuar kundër qëndrimit të partisë politike, edhe pse nuk ka pasur asnjë vendim nga autoritetet. Kam votuar ndryshe nga partia”, ka thënë Rexhepi.

OBRM-PDUKM dhe E Majta, janë kundër ndryshimeve kushtetuese që të futen bullgarët në Kushtetutë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, e quajti liderin e te Majtës – Dimitar Apasiev, se është zjarrvënës politik dhe se OBRM-PDUKM po e mban peng.

Exit mobile version