Kastriot Imeri ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit zviceran.
Mesfushori nga Kosova ka qenë vendimtar në një tjetër fitore të skuadrës së tij Servette, që mposhtën liderin Zurichun me rezultat minimal 1-0.
Reprezentuesi i Zvicrës shënoi golin në minutën e 35-të, gol që doli të jetë i fitores në këtë takim.
21-vjeçari ishte më i miri në fushë dhe për këtë ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të xhiros së 29-të në elitën e futbollit zviceran.
Për Imerin ky ishte goli i 11-të këtë edicion në Superligën e Zvicrës, duke qenë më meritori për ecurinë pozitive të Servettes. /Telegrafi/