Ka përfunduar xhiro e 27-të në elitën e futbollit zviceran.
Zurich ka fituar derbin e javës ndaj Young Boys Bern duke marshuar drejt titullit kampion, derisa ST Gallen ka mposhtur Luzernin me rikthim.
Fitore ka marrë edhe Baseli në udhëtim te Grasshoppers me rezultat 2-4.
Ndërkohë te triumfi në kampionat është rikthyer edhe Servette që ka mposhtur Sionin me rezultat 2-1.
Futbollisti i vetëm shqiptar që ka zënë vend në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran është Kastriot Imeri.
Mesfushori i talentuar nga Kosova shënoi golin e fitores për Servetten dhe ka bërë një paraqitje të shkëlqyer përballë Sionit duke marrë vendin në formacionin e javës. /Telegrafi/