Këngëtari Kastro Zizo gjithnjë është etiketuar si një ndër këngëtarët më karizamtikë të estradës shqiptare.
Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi mjaft interesante në Instagram.
Kastro ka dashur të ndaj me të gjithë fansat e tij një fotografi, të cilën ai e kishte realizuar kur ishte vetëm 7 vjeç.
“Po ta kisha nisur ose ikur në këtë moshë shtatë vjeçare ne U.S.A me siguri do kandidoja për President për qejf! Jo reali por i nderuari! Atëherë në Poliçan ose Skrapar kur është bërë foto është manipuluar çdo gjë…”, ka shkruar ai.
Mesa duket këngëtari është mallëngjyerë shumë për atë kohë, përderisa ka vendosur të publikojë një fotografi të tillë. /Telegrafi/