Telegrafi

Kastrati vazhdon me gola në Norvegji

Flamur Kastrati ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin norvegjez.

Sulmuesi kosovar ishte vendimtar për skuadrë e tij Sandjeford në përballje me Viking.

Sandjeford triunfoi në shtëpi me rezultat 3-1, ndërsa reprezentuesi i Kosovës shënoi golin e tretë në këtë sfidë.

Deçanasi realizoi golin e tretë në këtë takim nga penalltia në minituën e 59-të.

Ky ishte goli i tetë në këtë kampionat për Kastratin, ndërsa pas kësaj fitore Sandjerford ndodhet në pozitën e gjashtë me 30 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/