Site icon Telegrafi

Kastrati vazhdon me formë të mirë, shënon 20 pikë për Koper Primorska

(Foto: basketbolli.com)

Erjon Kastrati vazhdon me paraqitje të mira në Ligën Aba. Basketbollisti i Kosovës ishte më i dalluari për skuadrën e tij, Koper Primorska, që pësoi humbje nga Mornari me rezultat 87-66.

Kastrati luajti 39 minuta në këtë ndeshje dhe e mbylli ndeshjen me 20 pikë, tri kërcime dhe tri asistime, duke vazhduar me formë të mirë në këtë ligë.

Primorska ndodhet në vendin e fundit me shtatë humbje nga shtatë ndeshje, thuhet në faqen e FBK-së.

Erjoni është njëri nga lojtarët më të dalluar të Kosovës dhe forma e tij jep shpresë, edhe për Përfaqësuesen.

Ndryshe, Kosova në fund të nëntorit do të ballafaqohet me Sllovakinë dhe Islandën, në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023.

Exit mobile version