Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati është duke vazhduar takimet me qytetarë.
Kastrati ka takuar banorët e Drenocit, teksa ka thënë se ka marrë përkrahje të madhe, transmeton Telegrafi.
“Atmosferë fitoreje ishte tubimi i mbrëmshëm në Drenoc. Prezenca kaq e madhe e përkrahësve tanë në Drenoc, është dëshmi e mirë, se askush nuk mund ta ndal fitoren tonë në Malishevë.
Voto 119”, ka shkruar ai.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor, ditë e diel. /Telegrafi/