Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, dhe ai i LDK-së, Shaip Surdulli, kanë ironizuar me njëri tjetrin.
Në “Duel D” në RTV Dukagjini, Surdulli ka thënë se po të mos kishte pasur sukses udhëheqja e tanishme në Komunën e Kamenicës, nuk do të shprehte interesim për të rikandiduar përsëri.
E pas kësaj ka reaguar Kastrati, duke iu drejtuar se “a mund ta bëjë një ftesë, nëse ke garu vetëm për tu mos u përsëritur udhëheqja e PDK-së, ajo tash nuk është në balotazh tërhiqu dhe mos u mundo kot”.
Pas kësaj Surdulli ia kthej Kastarit “ edhe më pak kam besim tek ju, sepse ju fare nuk e njihni Komunën e Kamenicës”. /Telegrafi/