Site icon Telegrafi

Kastrati: Sot priten rezultatet e 40 testimeve për COVID-19 në Kamenicë

Janë 33 raste të konfirmuara deri më tani në Kamenicë me virusin Covid-19. Deri dje tre nga këta janë trajtuar në Klinikën Infektive, ndërsa këta të fundit dje kanë rezultuar negativ në dy testet e njëpasnjëshme të cilat u janë bërë atyre. Të gjithë të tjerët janë në vetëizolim dhe po trajtohen në kushte shtëpiake.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati thotë se pas datës 4 maj, masat duhet të zbuten, në të kundërtën do të kenë krizë ekonomike.

Kastrati për KosovaPress, thotë se gjendja është nën kontroll dhe se janë 220 persona të izoluar.

“Gjendja është e menaxhueshme, nën kontroll. Po mundemi me përballu edhe ne si institucione me ndihmën e të gjithëve. I kemi aktualisht 33 raste që kanë dalur të infektuar me sëmundje covid19. Një rast është nga komuna e Gjilanit, por vetëm me prejardhje është, dhe kur e kanë bërë testin është një gabim që e kanë konsideruar. Tash ka rënë edhe numri i familjeve dhe personave të izoluar. Të kaluarën i kemi pasur gati 400, por tash ka rënë gati 220 persona të cilët duhet të qëndrojnë të izoluar. I kemi 3 raste që në dy teste radhazi kanë dalur negativ, konsiderohet që janë plotësisht të shëruar. Dhe dje i kemi pasur edhe tri raste të reja që në testin e parë kanë dalur negativ, por si protokol që duhen dy teste radhazi që me u konsideru që është i shëruar plotësisht”, thotë ai.

Nga këto raste i infektuar me Covid 19, ka qenë edhe një foshnje pesë muajshe e cila në fillim ishte trajtuar në Klinikën Infektive, e që tashmë janë duke u trajtuar në kushte shtëpiake në vetë izolim.

“Diku rreth 160 raste janë bërë në komunën e Kamenicës. Këto janë prei atyre vatrave, ka qenë Topanica, ka qenë specifikë se personit i parë nuk ka pasur simptoma dhe nuk i është bërë testi për kohë të gjatë. Pastaj është edhe Hodonoci, edhe në të kaluarën janë bërë tash do të bëhen edhe disa teste në lokacione të ndryshme, por çfarë është me vlerësu është që qytetarët kanë filluar me qenë gogja të përpiktë ndaj masave të marra nga institucionet përkatëse… Dje sipas informatave që kemi marrë nga instituti regjional janë bërë 43 teste. Tri rezultate janë bërë dje edhe ne kanë njoftuar dje, sot priten ehe për 40 teste me na njoftuar se si është gjendja. Kjo përfshin edhe persona të rinj që testohen për herë të parë, por edhe persona të cilët kanë qenë të sëmurë edhe me shiku se a janë shëruar”, thekson Kastrati.

Derisa flet për respektimin e masave, ai konsideron se është bërë një gabim kur është vendosur për to, marrë parasysh kushtetutshmërinë e tyre.

“Këtu është bërë një gabim, në mënyrën se si është vendosur kjo punë. Sot qeveria e ka nxjerrë një vendim, juristët dhe ekspertët e konsiderojnë që është jo kushtetuese. Kjo e ka shkaktu një problem ose vështirësi në aspektin e institucioneve për me ndërmarrë masa. Ne që kemi parë është se inspektoriati duhet me i bo dënimet, por me thënë të drejtën unë mendoj që është vetëdija e qytetarëve se konsideroj se masat janë duke u respektuar kogja mirë dhe me shumë është vetëdije dhe kujdes se sa që po mundemi si institucione me ndërmarr diçka përderisa e ke një pasiguri se herën e parë doli jo kushtetuese dhe herën e dyte prapë është dërguar në Gjykatë Kushtetuese”, shton Kastrati.

Ndër të tjera, Kastrati thotë se duhet të rritet numri i testimeve, në mënyrë që dihet numri i saktë i personave të infektuar.

Kastrati shpreh shqetësimin se komuna që ai udhëheq do të përballet me krizë ekonomike dhe sociale.

“Ne Komuna e Kamenicës po frikësohemi që do të jetë më e prekura, sepse ne njihemi me një diasporë te fuqishme dhe tëre periudhën e verës vijnë dhe kalojnë pushimet verore këtu por edhe remitencat që kanë ndihmuar, e tash komuna e Kamenicës gjithë e tash Komuna e Kamenicës pothuajse të gjitha bizneset i ka të vogla dhe rreziku më i madh është për këtë. Unë personalisht mendoj që qeveria pas datës 4 maj duhet me fillu me i lehtësu masat. Janë disa prej veprimtarive dhe bizneseve që munden duke i tespektu masat mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre normal duke mbajt largësinë me njëri-tjetrin”, thekson Kastrati për KosovaPress.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 780 me covid-19, prej tyre 201 janë shëruar, ndërsa 22 kanë vdekur.

Exit mobile version