“Ai ka kërkuar edhe më parë që të transferohet te Sigal Prishtina dhe është penduar shumë që na ka fyer”, shpjegoi fillimisht Kastrati për Telegrafin.
Alberti më tej shtoi se edhe po të kërkonte falje publikisht, ata nuk do ta pranonin rikthimin e tij në klub, teksa ka paralajmëruar edhe kryesinë e klubit që të mos i shkojë ndërmend që ta marrë një vendim të tillë.
“Nuk ka shanse që ai të rikthehet. Ai e ka fyer Prishtinën publikisht, e pak ka lojtarë të tillë që i fyejnë klubet ashtu siç ka bërë ai. Nuk është se vetëm Plisat nuk e duan atë, por edhe gjithë qytetarët e Prishtinës nuk duan ta shohin këtu, dhe nuk besoj se as dikush prej kryesisë sonë mund ta marr guximin që ta transferojë atë”, shtoi Kastrati.
“Ne e dimë që Samiri ka dëshirë të vijë në Prishtinë, dhe gjithashtu e dimë se ai është ndier i tradhtuar nga pejanët që e kanë postuar videon e tij duke fyer dhe prej atij momenti ai nuk ka dëshirë të luajë më në Pejë. Ai i ka fyer pejanët ashtu siç na ka fyer edhe neve”, përfundoi kryetari i Plisave. /Telegrafi/