“Rusia mund ta ketë kërcënuar Serbinë me njohjen e Kosovës, nëse nuk do ta nënshkruan marrëveshjen për gazsjellësin rus më 25 shkurt 2008”, ka thënë profesori i Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati.
Ai këtë e bëri të ditur në një debat në televizionin publik, gjersa po trajtonte temën e propagandës ruse.
Kastrati tha se vetëm 8 ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Medvedev kishte shkuar në Beograd për ta nënshkruar marrëveshjen me gazsjellësin rus, të cilën e nënshkroi ish-kryeministri serb Koshtunica.
Sipas praktikave ruse, vazhdoi Kastrati, është shumë e mundshme që Medvev e ka kërcënuar Koshtunicën se do ta njihnin pavarësinë e Kosovës nëse s’do të nënshkruhej ajo marrëveshje./rtk/