Flamur Kastrati ka kaluar dënimin prej tri ndeshjeve mos lojë në futbollin norvegjez.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është grumbulluar nga skuadra e tij Stromgodset për sfidën ndaj Bodo Gilmit.
Anësori nga Deçani u fut në fushë në minutën e 74-të dhe vetëm dy minuta më vonë arriti të shënoi golin e fitores për Stromgodsetin.
Në këtë përballje Godset triumfoi me rezultat të pastër 2-0, ndërsa Flamur Kastrati tregoi se është në formë të lartë.
Pas shtatë jave në elitën e futbollit norvegjez, Stromgodset ndodhet në pozitën e pestë me 13 pikë, dy më pak se lideri Rosenborg. /Telegrafi/