Mbrojtësi i djathtë, Lirim Kastrati ka thënë se nuk kanë kohë të mendojnë për humbjen nga Greqia, duke vazhduar tutje për rezultatet pozitive.
Kastrati luajti dy ndeshjet e para të Kosovës në Ligën e Kombeve, ndaj Qipros në udhëtim dhe ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke mos u zëvendësuar asnjë minutë.
“Mendoj që nuk kemi kohë të mendojmë për lojën e kaluar. Tash jemi të fokusuar të gjithë për lojën me Irlandën e Veriut. Jemi përgatitur mirë. Sot e kemi edhe një stërvitje dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv”.
“Atmosfera është gjithmonë e mirë. Edhe humbja është pjesë e lojës kështu që ne jemi të përgatitur. Normalisht, po të kishim arritur fitore, do të ishte edhe më mirë në aspektin moral”.
“Tash duhet ta tregojmë veten dhe me angazhim, punë e ushtrime, besoj që do ta kemi një rezultat pozitiv nesër”, ka thënë Kastrati.
Mbrojtësëi i djathtë aktualisht luan te Ujpesti në Hungari, ku në edicionin e fundit ka zhvilluar 35 ndeshje në elitën e futbollit hungarez dhe shënuar një gol e dy asistime. /Telegrafi/