Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se tashmë në Kamenicë janë vetëm edhe tri raste aktive me COVID-19.
Sipas Kastratit, 37 persona janë shëruar në këtë komunë, nga 40 të infektuarit e kësaj komune.
“Dy mostra të marra nga IKShP kanë rezultuar negativ me COVID-19, kurse një person tjetër nga Topanica është shëruar plotësisht. Bilanci me COVID-19 në komunën tonë: 40 të infektuar, 37 të shëruar, 3 raste aktive. Faleminderit Kamenicë për përgjegjshmërinë e treguar gjatë gjithë kësaj kohe dhe uroj që tri rastet aktive të shërohen së shpejti”, shkruan Kastrati.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 4 raste me COVID-19.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan./Telegrafi/