Ish-kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka theksuar se situatën në Mitrovicën e veriut e cilëson si të ndërlikuar.
Në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjinit, ai ka thënë se në ditët e ardhshme do të ketë tensione kur sipas tij, komuniteti serb – duke u dirigjuar nga Beogradi – do të veprojë, transmeton Telegrafi.
“Unë mendoj se ata, derisa nuk e planifikojnë sfidën e radhës, nuk do e rrënojnë murin. Kur rrënohet muri do të burojë diçka tjetër e papritur. Jam i bindur se i kanë të aranzhuara dhe të planifikuara veprimet e ardhshme”, ka shtuar Kastrati. /Telegrafi/