Eksperti i sigurisë, Kadri Kastrati, ish-komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se është i hapur ndaj partive politike duke përmendur vijat e kuqe dhe orientimin politik.
Në një intervistë për emisionin Kontakt, në TribunaChannel, ai ka folur edhe për destabilizimin e situatës që mund të sjellë funksionalizimi i Gjykatës Speciale.
“Mund të ketë destabilizim të brendshëm të sigurisë. Por, policia do t’i dalë përballë të gjitha sfidave që mund ta destabilizojë Kosovën”, vlerëson Kastrati.
Ai ka folur edhe për misionin e ri të FSK-së, për të cilin beson se duhet rishikim i buxhetit aktual bazuar në kapacitetet që do t’i shtohen fushës së mbrojtjes.
Sipas tij, kompletimi i arkitekturës së sigurisë është nevojë imediate që duhet të ndërmerret nga institucionet e Kosovës, dhe me ndryshimin e Ligjit për forcën të parashihej edhe ngritja e inteligjencës ushtarake, transmeton GazetaTribuna.
“Me një plan të paraparë për rritjen e kapaciteteve ushtarake, që të jetë e aftë për mbrojtje në vend, rajon dhe në aspektin global”, është shprehur Kastrati.