Telegrafi

Kastrati e akuzon Nagavcin për keqpërdorim të subvencionimit me tekste shkollore

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është akuzuar nga deputetë opozitarë për keqpërdorim me subvencionimin e teksteve shkollore.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka pyetur ministren Nagavci se pse shtëpisë botuese “Albas”, e cila ka fituar tenderin për tekste shkollore, i janë rritur të hyrat.

“Ju thatë që janë 11 milionë, krahasimi me shpenzimet e hargjuara, pasi në ta kaluarën janë shpenzuar më pak e ka pas me shumë nxënës, ndërsa tani janë më pak nxënës sot e me shumë janë shpenzuar, a konsiderohet korrupsion kjo? Çështja e dytë, është hekur dorë me arsyetimin se çmimet janë të larta, nuk u pajtuat për afro 5 milionë, ndërsa tani kushtoj 2 fish ose tre më shtrenjtë”.

Kastrati e akuzoi Nagavcin për favorizim të një shtëpie botuese, shkruan RTV Dukagjini.

“Ju jeni pajtuar nga ‘Albas’, më herët kur nuk keni qenë ministre, kështu duke i vlerësuar librat e tyre të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret e librit. Ju keni pas lidhje se keni punuar për ‘Albas’, më pas janë shpërblyer nga Ministria.

Ndërsa, Nagavci i kundërpërgjigjet se nuk ka vjedhur asnjëherë.

“Kurrë asnjëherë as dje as kurrë nuk jam person që vjedhi, e dyta, pyetet për buxhetin, për çdo ekzekutim të pagesës është verifikuar përmes ministrive që ekzekutojnë nga thesari i shtetit, Ministria e Financave, banka. Si Ministri e Arsimit nuk kemi pas asnjë interferencë të vetme. Nuk dua të komentojë deklarata që nuk ia vlen të komentohen. Më pyetet se çka do të bënit nëse do të isha në vendin tuaj, unë kam adresuar aty ku duhet të organet kompetente kur ka pas keqpërdorime, si deputete kam qenë korrekte kam adresuar fakte nuk kam shpif nuk kam thënë diçka që se di as vetë”, iu kundërpërgjigj  Nagavci.

Ndërsa, deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se mbi 20 për qind të subvencionimit kanë qenë të keqplanifikuara.

“Mbi mbi 20 për qind ka keqplanifikim të subvencionimit. Bazuar në buxhetin për planifikim dhe dy vendimet e planifikuara ku janë shkuar 5 milionë euro që kanë qenë të planifikuara, si dhe dy vendet se bashku 12 milionë, në total 17 milionë, në raport për subvencionimin janë shpenzuar 11 milionë, ku janë tjerat. Sa është numri i saktë i shpenzimeve, a ka përfitues që kanë përfituar jashtë vendit. Pse dështuan negociatat me shtëpitë botuese kur çmimi ka qenë i negociuar ka qenë 4 mijë e 800”, ka thënë Haxhiu./RTVDukagjini/