Telegrafi

Kastrati: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Kosova ka shënuar fitore në kuadër të parakualifikimeve të botërorit “Kina 2019”.

Basketbollistët tanë kanë triumfuar kundër maqedonasve me rezultat 72:68.

Njëri ndër lojtarët efikas që ishte te përfaqësuesja e Kosovës, Erjon Kastrati, pas ndeshjes foli për borozani.com dhe tregoi se ekipi është gëzuar shumë, por tashmë duhet të fokusohen në ndeshjet e radhës.

“Jam njeriu më i gëzuar në botë për këtë fitore historike, fitoren e kemi arrit krejt skuadra së bashku, jam ndier si në shtëpi, atmosfera ishte fantastike. E kisha shfrytëzuar rastin me i falënderuar të gjithë të pranishmit në sallë. Ky ka qenë vetëm hapi i parë, i kemi edhe 3 ndeshje duhet me qëndruar me këmbë në tokë dhe të fokusuar në sfidat e radhës”.

Erjoni luajti me 8 pikë, 6 kërcime, 3 asistime dhe me një top të vjedhur për Kosovën në fitore.