Telegrafi

Kastrati: 16 qytetarët e testuar për COVID-19 rezultuan negativ në Kamenicë, presim që numri i të shëruarve të rritet

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se 16 qytetarët që u testuan sot për COVID-19, të gjithë rezultuan negativë.

Kastrati njofton se 11 testime u janë bërë personave të cilët më parë kanë qenë pozitivë, ndërsa pesë të tjerë ishin raste të reja, që rezultuan negativë.

“Nga 16 mostra të marra nga Instituti i Shëndetësisë Publike, të gjithë kanë rezultuar negativë. Prej tyre kanë qenë 11 testime që ishin pozitivë me COVID-19, e që do ritestohen përsëri për të parë nëse janë shëruar plotësisht dhe pesë (5) testime raste të reja që kanë dalë negativë ndaj virusit SARS-CoV-2”, shkruan Kastrati.

Në komunën e Kamenicës, sipas Kastratit deri më tani janë shëruar 17 persona, numër ky që pritet të rritet ditëve në vijim.

“Deri më tani numri i të shëruarve në komunën tonë ka arritur në 17, kurse nga ritestimet e nesërme pritet që ky numër të rritet. Shpresoj që trendi i numrit të të shëruarve të rritet akoma ditëve në vijim. Edhe pak na mbeti deri në normalitet. Faleminderit për bashkëpunimin gjithë qytetarëve”, shkruan Kastrati.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se edhe sonte numri i të shëruarve nga COVID-19 është shumë më i madh sesa i të infektuarve.

Lexo po ashtu Edhe ​43 të shëruar dhe katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

IKSHPK njofton se 43 persona kanë rezultuar të shëruar gjatë ditës së sotme në Kosovë, ndërsa vetëm 4 është numri i të infektuarve. /Telegrafi/