Kastori më i njohur në botë i njohur me emrin Phil ka dalë nga “vrima” e tij dhe ka shikuar hijen, që tregon se dimri do të zgjasë për të paktën edhe gjashtë javë, raportojnë mediat amerikane.
Departamenti i turizmit në Pesilvani, ka bërë të ditur se një traditë e tillë është ruajtur me fanatizëm për më shumë se 135 vite, transmeton Telegrafi.
Parashikimi i Philit, tregoi se pas daljes nga vrima ai kishte shikuar hijen e tij në borë. E ky manifestim që ndryshe njihet si “dita e kastorit” që mbahet çdo vit në fillim të shkurtit, pavarësisht pandemisë së coronavirusit – kësaj radhe nuk është shtyrë – derisa dalja e Philit ka mundur të përcillet edhe përmes rrjeteve sociale apo televizorit.
Festa e “ditës së kastorit” ka rrënjët nga legjenda gjermane që thotë se nëse kastori shikon hijen gjatë 2 shkurtit – tregon se dimri vazhdon – e nëse nuk e bën një gjë të tillë – pranvera do të vijë më herët.
Phil gjatë vitit të kaluar kishte parashikuar se do të vie ardhjen e parakohshme të pranverës. Sipas të dhënave që datojnë nga vitit 1887, kastori deri në 100 herë ka parashikuar një dimër më të gjatë. /Telegrafi/