Site icon Telegrafi

Kasselakis: I bëjmë thirrje qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut të vijnë në vete

“Ne, si parti që e pagoi shtrenjtë patriotizmin e saj, i bëjmë thirrje lidershipit të ri të Maqedonisë së Veriut të vijë në vete dhe të mendojë për përgjegjësitë e veta ndaj historisë dhe të ardhmes së popullit të saj”, ka shkruar në platformën X presidenti i SYRIZA-s Stefanos Kasselakis, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Athina.

Kreu i partisë opozitare greke i drejton pyetje dhe kritika kryeministrit aktual grek në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, duke pasur parasysh qëndrimin dhe kundërshtimin e Kiriakos Mickoski gjatë periudhës kur ai ishte në opozitë.

Ai e pyet pse tani po lutet që Traktati të respektohet dhe nëse ndoshta nuk ishte një traktat i pabesë në fund të fundit.

“Kryeministri thotë se nuk i ka pëlqyer Marrëveshja, por “shteti ka vazhdimësi dhe prandaj duhet respektuar”” Jo, zoti Mickoski. Asnjëherë nuk kërkoni të respektoni diçka që është negative për vendin tuaj”, ka shkruar Kasselakis, duke shtuar se ose konsiderohet një marrëveshje e dobishme për Greqinë dhe respektohet ose konsiderohet një marrëveshje e keqe dhe anulohet.

Në të njëjtën kohë ai thekson se “e vërteta historike ndonjëherë shfaqet vonë, por gjithmonë i justifikon trimat, patriotët e vërtetë.

Exit mobile version