Telegrafi

Kaspersky identifikon malware në kompjuterin e hakerit të NSA

Kompania ruse për siguri kibernetike Kaspersky ka bërë të ditur se mjetet për hakim në kompjuterin e një punonjësi të NSA janë vjedhur nga një palë e panjohur.

Hakeri i qeverisë amerikane, i cili humbi malwaren e NSA-s, pasi që ai kishte hakuar veten duke shkarkuar një softuer pirat, pohon Kaspersky Lab.

Kompania ruse ka hedhur poshtë akuzat se softueri i saj është përdorur për të vjedhur mjetet e hakimit të NSA-së dhe se sipas kompanisë kjo dëshmon për pafajësinë e saj.

Kaspersky Lab ka qenë në qendër të akuzave në SHBA, ku edhe është ndaluar për përdorim në qeverinë amerikane, pas raportimeve të mediave se softueri i saj mund të përdoret nga Kremlini për spiunim.

Në intervistën e tij të parë për media, pas akuzave të bëra shefi ekzekutiv i kompanisë, Eugene Kaspersky ka thënë se “është shumë e mundshme që softueri i kompanisë së tij të ketë detektuar malwaren e SHBA-së”.

Pas detektimit, Kaspersky Lab thotë se përdoruesi “duket se ka shkarkuar dhe instaluar një softuer pirat në kompjuterin e tij, që duket të ketë qenë një gjenerues i çelësit për aktivizimin ilegal të Microsoft Office, i cili ka qenë i infektuar me malware”.

Për të instaluar dhe përdorur softuer pirat, përdoruesit duhet të çaktivizojnë antivirusin në kompjuterët e tyre, ka bërë të ditur kompania, por pa mundur të konfirmojë nëse një gjë e tillë kishte ndodhur edhe rastin në fjalë.

“Përdoruesi ishte infektuar me këtë malware për një periudhë të paspecifikuar, derisa produkti ishte jo aktiv. Malware me të cilin ishte i infektuar kompjuteri i tij, kishte një “prapa derë”, e cila mund t’iu ketë lejuar palëve të treta të kenë qasje në kompjuterin e përdoruesit”, thuhet në qëndrimin e kompanisë.

Përdoruesi duket se e ka vërejtur se kompjuteri i tij ishte i infektuar dhe ka aktivizuar antivirusin Kaspersky për të kryer disa skanime, “të cilat rezultuan në detektimin e varianteve të reja dhe të panjohura të malware të NSA”.

Kaspersky Lab thotë se në mesin e njësive të dyshimta janë identifikuar arkiva 7zip, në të cilën një analist ka gjetur se përmbajnë mostra të shumta dhe kode të sigurisë për mjetet e hakimit nga ana e NSA-së.

“Pas zbulimit të kodit të malware të dyshimtë, analisti ka raportuar incidentin te shefi i kompanisë,” thuhet në qëndrimin e kompanisë, sipas së cilës arkiva është fshirë nga sistemet e saja dhe nuk është shpërndarë te palët e treta.