Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Nices, në përballjen që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligue 1.
Kampioni në fuqi e filloi ndeshjen furishëm, duke krijuar shanse të mira shënimi, por që realizoi vetëm një herë.
Goli i vetëm u shënua nga kush tjetër, pos Lionel Messi, që la portierin e Nices të shtangur dhe të pashpresë që të paktën të prekte topin.
Kasper Schimechel e shikoi topin në minutën e 29-të gjersa futej në rrjetë, nga një ekzekutim perfekt i shtatë herë fituesit të Topit të Artë nga gjuajtja e lirë.
Aktualisht argjentinasi ka pesë gola dhe shtatë asistime deri më tani në këtë sezon dhe po tregon një formë fantastike.
Me gjasë edhe në 45 minutat e dytë do të ketë gola, por kjo nga gjuajtja e lirë e meriton të shikohet disa herë. /Telegrafi/
https://twitter.com/AlbicelesteTalk/status/1576293520503345152