Telegrafi

Kasparov serish mposht Karpovin

Shahisti rus, njëri nga më të mirët që ka njohur historia e këtij sporti, ka ndalur sërish rivalin e tij pas fitores legjendare në Moskë gati çerek shekulli më pare. Rezultati përfundimtar i përballjes është 9-3, ndërsa takimet u ndoqën nga 129 shtete drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit.

“Takimi i Valencias ishte një publicitet shumë i mirë për sportin e shahut”, është shprehur Kasparov, ndërsa Karpov ka lënë të hapur mundësinë e revanshit.

Kasparov është njëri nga shahistët më të mirë të botës pasi atë nuk ka mundur ta mposhtë asnjë shahist që pas shpalljes kampion botë (duke përjashtuar vetëm kompjuterin “Deep Blue” të IBM. /tch/telegrafi/