Site icon Telegrafi

Kasparov: Putinin e njoh vetëm si diktator të Rusisë

Garry Kasparov kritikoi ashpër Vladimir Putinin duke e quajtur atë një “diktator” dhe kreun e një “sistemi të rremë politik”.

Ish-kampioni i botës dhe ndoshta një nga lojtarët më të mëdhenj të shahut ndonjëherë, është një kritik i zëshëm i presidentit të Rusisë, prandaj u arrestua.

“Unë nuk di asgjë për Presidentin Putin, por di për diktatorin rus. Nëse e quani president, ju i jepni më shumë besueshmëri në sistemin e rremë politik të zbatuar në Rusi”, tha Kasparov në hapjen e një turneu shahu në Bukuresht, Rumani.

“Shpresoj që një ditë (Putini) të sillet para drejtësisë për krimet që bëri”, tha Kasparov gazetarëve. “Unë jam i sigurt që kur regjimi të shembet, diktatori gjithashtu do të shembet. Askush nuk do ta ndihmojë”, pohoi ai.

Ndryshe, Kasparov hapi “Superbet Chess Classic 2021” në kryqytetin rumun, Bukuresht. /Telegrafi/

Exit mobile version