Telegrafi

Kasoulides: BE-ja nuk është ilaç i çdo problemi të Maqedonisë

Në diskutimin e djeshëm në Luksemburg, në komisionin për politikë të jashtme të BE-së, ministri i jashtëm qipriot, Ioannis Kasoulides, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk është ilaç i çdo problemi të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se situata në Maqedoni shkakton shqetësime dhe se njerëzit kanë të drejt të kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.

Ndryshe, në diskutimin e djeshëm për Maqedoninë, nuk u soll ndonjë konkludim rreth krizës politike, por ministrat porositën politikanët në Maqedoni që patjetër të angazhohen për dialog të hapur dhe se duhet të zbatohet krejtësisht marrëveshja e Përzhinos./Telegrafi/