Skuadra nga Arabia Saudite Al-Faisaly, pas transferimit të mesfushorin Gilman Lika dhe sulmuesin Migen Memelli, në radhët e veta ka angazhuar edhe një shqiptarë.
Fjala është për Arben Kasollin, trajnerin e portierëve, i cili për një kohë të gjatë ka punuar në Holandë me skuadrën e AJAX-it dhe ADO Den Haag.
Kasolli, i cili së fundi ka punuar si skaut internacional i skuadrës angleze Fulham, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën arabe.
“Ilir Halili, menaxheri im këtu, më tha se skuadra Al Faisaly po kërkon një trajner portierësh me eksperiencë, dhe u kishte thënë për mua. Ai më pyeti nëse dua të shkojë, dhe i thash që po”, deklaroi për Express Kasolli, i cili tregon se ka pasur përkrahjen e të gjithëve që ta pranoj këtë ofertë.
Ai ka filluar punën te skuadra e re, derisa është shumë lumtur me zgjedhjen që ka bërë, pasi afër vetës ka edhe dy bashkëkombësit: Gilman Likën dhe Migen Memellin.
“Deri tani jam i kënaqur shumë, sepse këtu kam edhe dy shok shumë të mirë, Gilman Likën dhe Migen Memellin, me të cilët rrimë bashkë pas stërvitjes”, tregon Kasolli për gazetën.
Ish portieri i disa skuadrave shqiptare dhe holandeze, tregon se te skaudra e re ka shumë punë për të bërë.
“Kam filluar stërvitjen këtu dhe me portierët kam shumë punë, sepse ndryshe është niveli ku kam qene unë me këtu. Por, detyra ime është që t’i bëj shumë të mirë dhe të rris talentet e reja”, përfundoi Kasolli. /Telegrafi/