Telegrafi

Kaosi mes lojtarëve të Milanit dhe Lazios pas përfundimit të ndeshjes

Milani arriti fitore ndaj Lazios me rezultat 1-0 në San Siro, në një ndeshje të rëndësishme për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Franck Kessie në minutën e 79-të nga pika e bardhë, ndërhyrja e palejuar në zonë u shkaktua nga Riza Durmishi.

Por, në përfundim të ndeshjes fusha e blerë u shndërrua në një arën kacafytje mes lojtarëve.

Ende nuk dihet pse filloi, apo nga kush, por një gjë është e sigurt, pasi të shikohen pamjet disa lojtarët do të dënohen nga federata.

Në fushë janë futur edhe trajnerët e të dy ekipeve ku janë munduar të qetësojnë lojtarët e tyre.

Në fund lojtarët e Milanit të gëzuar shkuan para tifozëve të tyre dhe festuan këtë fitore të rëndësishme dhe mjaft të vështirë. /Telegrafi/